INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të ribashkuar ose jo, pasi u ndoqën në INSTAGRAM, LOREDANA bën për MOZZIK veprimin që s’pritej

Të ribashkuar ose jo, pasi u ndoqën në INSTAGRAM, LOREDANA bën për MOZZIK veprimin që s’pritej

Publikuar më: 11:33 28-01-2021

Ditën e djeshme fansat e Mozzik dhe Loredanës  vunë re njw detaj interesant, pasi ata nisën të ndiqeshin sërish në Instagram. Në fakt ata nuk ndiqen në profilet e tyre, por në profilin që Loredana ka krijuar për biznesin e saj. Loredana ka nisur një biznes të sajin pak kohë më parë dhe nga faqja që ka krijuar për të ka filluar të ndjekë Mozzik. Madje në faqen e biznesit të saj, Loredana ndjek vetëm dy personazhe, veten dhe Mozzik.

Po ashtu edhe reperi e ndjek faqen e Loredanës dhe sigurisht kjo gjë ju ka rënë në sy fansave të dyshes. Për më tepër Mozzik ka pëlqyer edhe foton e fundit që Loredana ka publikuar, duke treguar në këtë mënyrë se e mbështet plotësisht në nismën e re.

Nga ana tjetër ditën e djeshme fansave të dyshes, që nuk ju shpëton asgjë, ju ka rënë në sy një koment që Loredana ka lënë në një video që Mozzik ka publikuar së fundmi në TikTok. Reperi ka postuar një video “funny” dhe Loredana i ka lënë një koment me disa emoji. Siç duket Loredanës nuk i ka pëlqyer shumë përmbajtja e videos, sepse ky emoji nënkupton mërzitje dhe zemërim.

Ajo ka lënë koment edhe në një tjetër video, duke treguar se ka qeshur me të madhe me të. Kujtojmë se thashethemet për një rikthim mes Mozzik dhe Loredanës po ziejnë prej kohësh.

auto_mozz-41611787544.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038750171661377