INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
LOREDANA shtatzënë për herë të dytë?! MOZZIK bën reagimin që nuk e priste askush, ja ç’tha!

LOREDANA shtatzënë për herë të dytë?! MOZZIK bën reagimin që nuk e priste askush, ja ç’tha!

Publikuar më: 20:30 22-01-2021

Loredana, së bashku me Mozzik kanë qenë gjithmonë në qendër të mediave rozë për shkak të ulje-ngritjeve që kanë pasur në lidhjene tyre.  Dyshja në 2020 u ribashkuan dhe ndonëse nuk e kanë pranuar me gojën e plotë që janë në krahët e njëri-tjetrit, detajet s’kanë nevojë për shumë zë.

Disa javë me parë, Mozzik u shpreh se nuk është ribashkuar me Loredanën dhe se nuk do të kishte turp ta pranonte nëse do të ishte e kundërta.

Mirëpo pas disa fotove të publikuara nga këngëtarja Lorendana, ku barku i saj shfaqet paksa i rrumbullakosur, fansat po aludojnë se ajo mund të jetë sërish shtatëzanë.

Ata kanë marrë foton e këngëtarës duke i postuar në faqet e tyre, teksa kanë rrethuar barkun e saj shkruajnë “çfarë është kjo”? 

20210121_194641.jpg

 

E teksa vetë reperja nuk ka reaguar ndaj këtyre lajmeve, ka qenë Mozzik ai që s’ka qëndruar dot pa dhënë një përgjigje!

Sigurisht që edhe ai i ka lexuar lajmet që shkruhen lart e poshtë për të dhe Lorin dhe ka lënë një koment në njërin prej tyre.

“Loredana shtatzënë për herë të dytë?”- është titulli i lajmit të cilit Mozzik i përgjigjet në koment:

“Gjinekologa t’fort jeni, respekt”, shoqëruar me emojin e një buzëqeshjeje.

WhatsApp-Image-2021-01-22-at-18.00.56.jpeg

 

Article Logic
Execution time: 0.0032529830932617