Ndër vite janë të shumta femrat që kanë pretenduar se kanë pasur flirt, apo edhe janë lidhur me yllin portugez, Cristiano Ronaldo.Pas ndarjes nga modelja ruse Irina Shayk, ylli portugez i futbollit duket se është përqendruar në krijimin e familjes duke u lidhur me Georgina Rodriguez.
Por së fundmi ai është përfshirë në një skandal, ku akuzohet për përdhunim nga Kathryn Mayorga vite më parë, e kjo duket se është edhe arsyeja se pse mediat ndërkombëtare rikthejnë në vëmendje serish femrat me të cilat 5 herë fituesi i Topit të Artë ka pasur thjesht një flirt, apo lidhje serioze.
Pjesa më e madhe e femrave me të cilat ai është shoqëruar, janë personazhe të njohura në botën e modelingut, duke filluar nga Paris Hilton e duke përfunduar me Kim Kardashian.










23 Apr 2026 





