INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sulmoi taksistin, burg për ish-sulmuesin e Juventus

Sulmoi taksistin, burg për ish-sulmuesin e Juventus

Publikuar më: 22:38 02-11-2018

Ai ka qenë ish-sulmues i Juventusi-t dhe Arsenali-t. Po flasim për danezin, Niklas Bendtner, i cili është bërë protagonist i një ngjarje së fundmi ku është akuzuar për dhunë ndaj një taksisti.

30-vjeçari, i cili luan për Rosenborgun në Norvegji, e ka apeluar këtë vendim, dhe avokati i tij deklaroi se Bendtner do të jetë i lirë, deri kur një gjykatë më e lartë të marrë vendimin e saj.

Incidenti është kapur nga një kamer sigurie dhe Bendtner duket tek e sulmon taksistin, gjë të cilën ai e ka pranuar, por vetëm për vetëmbrojtje, sepse ai tha që ndihej i kërcënuar së bashku me të dashurën e tij.

bendtner_1.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0035049915313721