INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

“Të gjithë sytë nga Kushtetuesja” [VIDEO]

Publikuar më: 16:25 16-12-2016

Tashmë topi për Vetingun ka mbetur në fushën e Gjykatës Kushtetuese. Ndërkombëtare dhe vendas po ushtrojnë presion çdo ditë që ajo të dalë me një vendim për të. I rradhës ka qënë sot Fatmir Xhafaj.
Fatmir Xhafaj:
“Është në dinjitetin e Kushtetueses që ta shikojë me prioritet ligjin e Vetingut.
Kështu deklaroi për mediat kryetari i komisionit të posaçëm të reformës në drejtësi Fatmir Xhafan, menjëherë pas mbledhjes së komisionit. Ndërsa kreu i Gjykatës Kushtetuese deklaroi se po zbatohen procedurat, paralajmëroi një vendim shumë shpejt mbi ligjin e Vetingut. Ndërkohë Xhafa thotë se kushtetuesja e ka punën shumë të thjeshtë.
Sink xhafaj:
 “Por Komisioni i Venecias ia ka bërë punën shumë të thjeshtë. Gjykatat Kushtetuese të tregohet me e përgjegjëse. Ata janë përballë sfidës nëse do ta ruajnë integritetin dhe imazhin pozitiv që ka krijuar Gjykata Kushtetuese”.
Xhafaj tha se puna për realizimin reformës në drejtësi do të mbyllet përpara zgjedhjeve të 18 qershorit të 2017.
Fatmir Xhafa:
“27 ligje do të miratohen përpara zgjedhjeve të 2017”

Article Logic
Execution time: 0.0034871101379395