INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të gjithë prisnin rikthimin me koncert të madh, por kush po e mban Flori Mumajesin larg muzikës?

Të gjithë prisnin rikthimin me koncert të madh, por kush po e mban Flori Mumajesin larg muzikës?

Publikuar më: 15:29 02-11-2025

Prej disa vitesh, fansat dhe kolegët po kërkojnë rikthimin e Flor Mumajesit në muzikë. Kantautori mungon prej shumë kohësh, duke u shkëputur jo vetëm nga muzika, por edhe nga jeta aktive dhe kontaktet me miqtë e tij. Vetëm pak kohë më parë, u përfol se ai ishte duke u përgatitur për një rikthim, me një koncert të tij.

Flori ka gati një sërë këngësh, që pritet të lançohen së shpejti. Një koncert, duket se do të jetë eventi që do të sjellë edhe njëherë në skenë Florin. Kënga e famshme, “Pa jetë” pritet që të ketë një variant të ri, të ribërë, duke qenë vetëm një nga këngët e ribëra prej tij. Rreth 1 vit më parë është përfolur edhe për një koncert recital që artisti do të mbante, por ndonëse gjithçka duket gati nga ana e materialeve, vetë Flori nuk ka rënë ende dakord për t’u ngjitur sërish në skenë.

Prej vitesh kantautori është zhvendosur në Kosovë, ku dhe jeton larg zhurmës mediatike që shoqëron emrin e tij. Të shumtë kanë qenë personazhet që kanë kërkuar rikthimin e tij në muzikë, duke qenë ndër artistët më të vlerësuar. Por duket se Flori këtë periudhë ka preferuar që të distancohet, duke mos qenë pranë publikut. Por duket se ky rikthim, ende nuk është gati, pasi artisti ende nuk ka dhënë asnjë sinjal se do të rivijë përpara publikut.

Çiljeta se fundmi u shpreh me sinqeritetin që e dallon: “Jam karikuar të bëj një këngë të re, por do ta bëj vetëm nëse Flori Mumajesi rikthehet.”

Me plot humor, ajo shtoi se vetëm Flori di t’i sjellë në jetë këngët që përfaqësojnë frymën e brezit të saj: “Vetëm Flori mund t’i bëjë këngët e kohës sime, ose do iki tek ai që më ka nxjerrë për herë të parë si këngëtare”.

Këngëtarja tregoi se ka tentuar të komunikojë me producentin e njohur për një rikthim të mundshëm: “I kam shkruar para dy muajsh: ‘Do kthehesh, se na ke lënë pa këngë’. Por nuk më ka kthyer përgjigje. Unë mendoj se do vijë një kohë që i gjithë brezi ynë do të rikthehet. Nuk e di, por kështu e ndjej”.

 
Article Logic
Execution time: 0.0033631324768066