Modelja e njohur Arbenita Ismajli vijon jetën e saj e pashqetësuar në Dubai teksa në rrjete sociale ka postuar një buqetë gjigande me trëndafila të bardhë shoqëruar me imazhin e një djali, fytyra e të cilit vijon të mbetet mister.
Ndërkohë nga Kosova, Fero nuk ndal apelet drejtuar ish-bashkëshortes, duke kërkuar që të takohet me vajzën e tij. Prej kohësh mes ish-çiftit ka nisur një përplasje virtuale me akuza e kundër akuza. Fero është akuzuar gjithmonë nga Arbenita për ushtrim të dhunës fizike, akuza këto që Fero i ka mohuar kategorikisht.
Ndër të tjera, për Arbenitën është lëshuar dhe një urdhër arresti ndërkombëtar pasi me vete jashtë shteti ajo ka marrë dhe vajzën dhe se prej një viti ajo nuk takohet me babain e saj, Feron.
Arbenita tashmë ka zgjedhur të fokusohet në karrierë si dhe shpesh herë përmes të tilla fotove, ka treguar që është në një lidhje dashurie, por asnjëherë nuk e ka zbuluar imazhin e tij.
							
							
							
							
					
											
 
 
 
 







28 Oct 2025 





