INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të bashkuar apo të ndarë? Çfarë po ndodh mes Kim K dhe Kanye West?

Të bashkuar apo të ndarë? Çfarë po ndodh mes Kim K dhe Kanye West?

Publikuar më: 12:05 16-12-2016

Kanë qënë muaj shumë të vështirë për çiftin më të përfolur nga mediat.

Gjithçka filloi me grabitjen në Paris dhe përfundoi me krizën psikopatike që detyroi Kanye West të shtrohej në spital. U përfol gjatë se Kim nuk po duronte dot më dhe ishte bërë gati të kërkonte divorcin, madje se ata që tani jetonin të ndarë, por këto fjalë duken ende larg të vërtetës. Burime pranë E! News bëjnë me dije se dyshja është ende një çift, pavarësisht zërave që qarkullojnë lart e poshtë. I njëjti burim shton se Kanye dhe Kim dukeshin shumë bukur bashkë ndërkohë që e kaluan natën me njëri-tjetrin në vilën e tyre në Bel-Air. Ata u treguan të ëmbël dhe të dashur përgjatë gjithë kohës që janë parë, megjithëse vështirë të na habisë ndonjë gjë nga dy nga personazhet më skandalozë të spektaklit.

Article Logic
Execution time: 0.0037689208984375