INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të arrestuarit nga Kukësi sillen në Tiranë, qytetarët protestojnë te Drejtoria e Policisë, mes tyre dhe shkrimtari i njohur [FOTO]

Të arrestuarit nga Kukësi sillen në Tiranë, qytetarët protestojnë te Drejtoria e Policisë, mes tyre dhe shkrimtari i njohur [FOTO]

Publikuar më: 21:09 01-04-2018

Dhjetëra qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile janë mbledhur sot pasdite para drejtorisë së Policisë së Tiranës për të kërkuar lirimin e 24 personave të arrestuar në Kukës për përleshjet e shkaktuara të shtunën gjatë protestës në Rrugën e Kombit, të cilët janë transferuar në kryeqytet për të shmangur incidentet me familjarët e tyre në Kukës. Ata akuzohen për dhunim të pronës publike, kundërshtim të forcave të rendit.

“Shkoni arrestoni kriminelët dhe lironi qyetetarët e thjeshtë të shohin punën e tyre”, tha një përfaqësues i shoqërisë civile. Po ashtu, përfaqësuesit kërkuan një takim me drejtorin e policisë së Tiranës, Dhimitraq Ziun por kërkesa e tyre nuk është pranuar ende nga kreu i policisë.

Në mesin e protestuesve te Drejtoria e Policisë Tiranë ka qenë edhe shkrimtari Agim Doçi, duke ofruar mbështetje të plotë për protestuesit.
“Pashë makinat e RENEA-s, Repartit të Neutralizimit dhe Asgjësimit. Kë do me asgjësuar or ti Fatmir Xhafa?! Ata nuk janë terroristë, ata janë malësorë fisnikë”, tha Doci ndër të tjera.
Ai vijoi më tej: “Rama s’ka pse na thotë malokë, të gjithë shqiptarët janë vllaznit e mi, ça asht kjo urrejtje me nda jug e veri. Politikanët tanë po na ndajnë nga Europa”.

agimi.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038549900054932