INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tayna, Melinda apo Rina? Ja kë zgjedh Don Xhoni publikisht! [VIDEO]

Tayna, Melinda apo Rina? Ja kë zgjedh Don Xhoni publikisht! [VIDEO]

Publikuar më: 13:27 19-05-2020

Mohojeni ose jo, Don Xhoni u kthye në sensacion javën e kaluar, pas daljes në emisionin e Meriton Mjekiqit. Ai këndoi disa freestyle që s’ngeli njeri pa i shpërndarë në rrjetet sociale dhe këtu nuk bëjnë përjashtim as reperët e njohur shqiptarë, si Lyrical Son, Mozzik, Getinjo e shumë të tjerë.

Deri tani, dinim që Don Xhoni është shumë i zoti në freestyle, por së fundmi për “NIN” ka treguar shumë detaje nga jeta e tij profesionale, por edhe private. Ai tregoi se nuk di si ta menaxhojë këtë famë, pasi tashmë e njohin shumë persona, madje tregoi se tani ka mbi 166 mijë ndjekës në Instagram, nga 400 që kishte para se të këndonte freestylet e famshme.

Reperi i talentuar mori pjesë në rubrikën “haje ose thuaje” të këtij emisioni ku u pyet se kë do zgjidhte mes Taynës, Melindës dhe Rinës.

Fillimisht Don Xhoni hezitoi të zgjidhte njërën, pasi tha “a mund t’i zgjedh të treja”, por më pas preferenca e tij ishte Tayna.

 

A do ju pëlqente një bashkëpunim i Don Xhonit me Taynën?

Article Logic
Execution time: 0.0033879280090332