INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''A je bre normal?!''/ Bëri namin në rrjet, Don Xhoni zbulon detaje nga jeta e tij dhe ka një thirrje për të gjithë ju! [VIDEO]

''A je bre normal?!''/ Bëri namin në rrjet, Don Xhoni zbulon detaje nga jeta e tij dhe ka një thirrje për të gjithë ju! [VIDEO]

Publikuar më: 11:31 28-04-2020

Mohojeni ose jo, Don Xhoni u kthye në sensacion javën e kaluar, pas daljes në emisionin e Meriton Mjekiqit. Ai këndoi disa freestyle që s’ngeli njeri pa i shpërndarë në rrjetet sociale dhe këtu nuk bëjnë përjashtim as reperët e njohur shqiptarë, si Lyrical Son, Mozzik, Getinjo e shumë të tjerë. (lexo këtu).

Deri tani, dinim që Don Xhoni është shumë i zoti në freestyle, por së fundmi ai ka dhënë një intervistë për Prive ku ka zbuluar detaje të tjera nga jeta e tij personale, por edhe private.

Ai u shpreh në intervistë se emri i tij është Xhonatan sepse kështu kanë dashur prindërit ta quajnë. Ndërsa për të gjithë zhurmë që bëri në rrjet, Don Xhoni tregoi se po e përjeton shumë dhe s’di si të reagojë. Ai tregoi se s’di si të sillet ndaj njerëzve që po tregojnë kaq shumë interes sepse nuk e ka pritur gjithë këtë sukses. Mirëpo u shpreh se ka vetëm falenderime për ta, madje theksoi se 100% nuk do t’i zhgënjejë.

Në fjalën e tij, Don Xhoni falenderoi të gjithë artistët, sportistët dhe njerëzit e thjeshtë që e kanë mbështetur, qytetin e tij Drenicën dhe Lyrical Son, për të cilin tha që e ka ndihmuar dhe e ka mbështetur shumë.

A është pjesë e PINT Don Xhoni? “Në këtë moment e kam shumë të vështirë me vendos, por i kam njerëz të zemrës dhe i falenderoj shumë për çfarë kanë bërë për mua deri tani”, u përgjigj Don Xhoni.

Reperi i talentuar zbuloi gjithashtu që ka një projekt surprizë dhe sipas tij do pritet mirë nga publiku. Madje u bëri thirrje të gjithëve që të jenë në pritje sepse Don Xhoni ka shumë material, bagazh, është mbushur shumë dhe do plasë si bomba.

Përsa i përket jetës private, Don Xhoni tregoi që është single dhe u përgjigj mjaft bukur kur u shpreh se ata që e pëlqejnë nuk i konsideron fansa, por dashamirës dhe suportues.

Article Logic
Execution time: 0.0035340785980225