INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vjen surpriza, Enca sjell këngë me reperen e famshme shqiptare [FOTO]

Vjen surpriza, Enca sjell këngë me reperen e famshme shqiptare [FOTO]

Publikuar më: 11:39 19-05-2020

Prej kohësh, Enca Haxhia ka një marrëdhënie shumë të mirë miqësore me reperen e njohur shqiptare, Rina Balaj. Dyshja janë shoqe shumë të mira dhe është përfolur prej disa kohësh se ato do të sjellin një bashkëpunim. Së fundmi, ka qenë vet reperja që ka konfirmuar këtë lajm. E ftuar në emisionin “Gjesi” në T7, Rina ka bërë të ditur se ajo dhe Enca kanë menduar një duet dhe do ta sjellin bashkëpunimin, por pa dhënë më shumë detaje.

agg.jpg

 

Disa ditë më parë, Rina publikoi albumin e saj të ri në bashkëpunim me të dashurin e saj Sin Boy. Albumi quhet “MM” dhe përmban 20 këngë, madje është albumi që po shitet më shumë në Greqi ditët e fundit. Ndërkohë që Enca ka lajmuar se ka nisur xhirimet për klipin e saj të ri. 

 

Article Logic
Execution time: 0.013959169387817