INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Tahiri: “Pyesni Prokurorinë”. E vetmja përgjigje për përgjimet [VIDEO]

Publikuar më: 17:26 12-12-2016

Flamur Noka:
“ Jeni në dijeni të futjes së IMSI CATCHER në Shqipëri”?
Saimir Tahiri:
“Këshillohuni me Prokurorinë”.
Flamur Noka:
“Pajisja është përdorur për trajnime apo dhe përgjime”.
Saimir Tahiri:
“Referehuni hetimeve të Prokurorisë”
Pas çdo pyetje të drejtuar nga anëtarët e Komisionit Hetimor të posaçëm për Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, kishte vetëm një përgjigje, “drejtohuni Prokurorisë”. Kjo përgjigje ka irrituar jo pak anëtarët demokratë në Komisionin e posaçëm hetimor. Ky qëndrim është konsideruar prej tyre si pengesë e hetimit parlamentar lidhur me pajisjen e përgjimit IMSI CATCHER.
Keltis Kruja:
“Po pengoni hetimin parlamentar”.
E më pas Ministri Tahiri është larguar nga komisioni duke dhënë këtë argument.
Saimir Tahiri:
“Nuk mund të vazhdoj më gjatë këtu, kam punë”.
Flamur Noka:
“ Suksese në jetë”.
Pas ministrit Tahiri, përballë komisionit hetimor ka mbërritur Kreu i Policisë së Shtetit Haki Çako, i cili ka mbajtur këtë qëndrim.
Haki Çako:
“Çështja në hetim, ju mund ti referoheni Prokurorisë”.
Ky qëndrim i dy zyrtarëtve të lartë ka sjellë dhe akuzën e fortë të opozitës.
Keltis Kruja:
“Ju silleni si bosët e mafias në Amerikë”.

Article Logic
Execution time: 0.0038838386535645