INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD kërkon rezultatet e hetimeve për privatizimin e OSSH

PD kërkon rezultatet e hetimeve për privatizimin e OSSH

Publikuar më: 11:58 21-03-2017

Një ditë pasi komisioni hetimor për privatizimin e OSSH tek ÇEZ mbylli zyrtarisht punën pas 13 muaj hetime, opozita kërkon ti vihet në dispozicion raporti përfundimtar. Edhe pse në bojkot, deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi në cilësinë e anëtares së Komisionit i është drejtuar me një shkresë kreut të komisionit Taulant Balla, ku i kërkon ti vërë në dispozicion të gjithë dokumentacionin dhe provat e disponueshme nga Komisioni që plotësojnë kushtet e provës bashkë me raportin final të miratuar nga Komisioni.
Kërkesa e deputetes Çupi është dërëzuar këtë të martë pranë komisionit hetimor.
Komisioni hetimor për privatizimin e OSSH tek ÇEZ do të kërkojë në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë procedim penal në prokurori të Shkëlzen Berishës.
Kryetari i komisionit Taulant Balla artikuloi këtë rezultat të hetimeve për konsumim të veprës penale pas refuzimit të dëshimisë para komisionit duke rrezikuar 3 vjet burg.

Article Logic
Execution time: 0.0035059452056885