INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Mbyllja e call - center. Ekspertët paralajmërojnë eksod të ri…[VIDEO]

Publikuar më: 19:50 12-12-2016

Në një situatë kaotike për fatin e call center-ave italianë në Shqipëri, që mbulojnë dhe pjesën më të madhe të të punësuarve të këtij këtij sektori ekspertët lëshojnë alarmin se nëse ato do shkojnë drejt mbylljes do të rrezikohemi seriozisht nga një eksod i fuqishëm. Eksperti i Çështjeve të Punësimit dhe atyre Sociale, Kastriot Sulka thotë në një intervistë për IN TV se do të përsëriten eksodet si ato të disa muajve më parë, madje nga kjo problematikë e rëndë do të ketë dhe efekte të tjera të dëmshme. Duke nisur nga braktisja e shkollave të larta se shumë nga të rinjtë teksa arsimohen edhe punojnë, por dhe do të tkuret ndjeshëm dhe konsumi.
Pra në këtë efekt domino mijra të rinj të papunë do të shohin si mënyrë të vetme për të gjetur një vend pune, ikjen nga Shqipëria se sipas Sulkës qeveria shqiptare është e dukshme që nuk ka asnjë strategji për këtë grup personash, pasi as në projektbuxhetin e 2017 nuk ka planifikuar të paktën as pagesa papunësie shtesë.

Article Logic
Execution time: 0.0019388198852539