INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''T’kam dasht''/ U tha se Roberti i dedikoi këngë pas ndarjes, reagon Nora Istrefi! [FOTO]

''T’kam dasht''/ U tha se Roberti i dedikoi këngë pas ndarjes, reagon Nora Istrefi! [FOTO]

Publikuar më: 14:26 17-12-2019

Ndarja e tyre ka qenë prej muajsh në qendër të vëmendjes së mediave, por Nora dhe Roberti vazhdojnë të ruajnë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin. Së fundmi Roberti ka publikuar këngën e tij të re që vjen në bashkëpunim me Kley dhe Fabio. "Sa shumë t'kam dasht. Të lutem kthehu prapë", këndon Roberti në këngën e re.

Duke e lënë mënjanë ndarjen, Nora e ka mbështetur ish-partnerin ashtu sikurse gjithmonë. Ajo e ka postuar këngën në profilin e saj në Instagram, ku ka bërë ‘tag’ edhe vetë Berishën. Duket se mes të dyve nuk ka asnjë hatërmbetje, madje marrëdhënia e tyre, ndonëse pa përfshirë romancën, mbetet po aq miqësore sa më parë. Një gjest i bukur ky i Norës.

tnr.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036730766296387