INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Surprizat në ditëlindjen e 40 të Kim K

Surprizat në ditëlindjen e 40 të Kim K

Publikuar më: 17:29 23-10-2020

Siç u përfol gjër e gjatë, këtë javë Kim Kardashian festoi ditëlindjen e saj të 40. Për shkak të pandemisë, ylli i “Keeping up with the Kardashians” nuk arriti të realizonte planet e saj për një ditëlindje madheshtore, por kjo nuk e ndaloi familjen KardashianJenner të organizonin një festë surprizë.

Kim-it iu tha të vishej mirë pasi do të bënin një set fotografik, por kur ajo hyri Brenda, çdo gjë ishte ndryshe. Festa ishte madhështore me foto, video, poni dhe lodra nga fëmijëria e saj. Pjesa më pikante dhe e përfolur ishte kercimi i rikrijuar i 10 vjetorit të Kim-it nga motrat e saj. Mbrëmja u mbyll në një club nate të rikrijuar nga TAO ku Kim ka më shumë se një dekadë që feston ditëlindjet e saj.

Si një Libra që është Kim-i nuk e ka lënë me kaq. Sipas një burimi, Kim Kardashian do të mbledhi familjarët dhe 30 miqtë e saj më të ngushtë për një “after birthday party” në një ishull ekzotik. Kim nuk ka zbuluar asnjë detaj për të ftuarit e saj përveçse orën e nisjes me një avion privat nga aeroporti i Los Angeles. Vendndodhja e ishullit është ende një mister si për të ftuarit ashtu edhe për ne!

836c476a-8245-4aa5-bd50-3d4e7ee7305e.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039079189300537