INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Surprizat e motit në këtë prag festash nuk kanë të ndalur

Surprizat e motit në këtë prag festash nuk kanë të ndalur

Publikuar më: 10:25 27-11-2018

Edhe ditën e sotme moti do të jetë i paqëndrueshëm. Vranësirat dhe shirat do të jenë prezentë në të gjithë vendin, më të dendura në zonat Veriperëndimore dhe pjesërisht në Qendër. Mësohet se në qarqet Shkodër, Lezhë, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër do të ketë dhe shtrëngata. Me më pak rrezik reshjesh paraqiten në Kukës dhe Fier. Në verilindje të territorit priten reshje dëbore. Pasditja dhe mbrëmja do të mbeten në të njëjtat kushte atmosferike. Era do të fryjë me shpejtësi 55 km/h nga Jugperëndimi duke gjeneruar në det dallgëzim 5 ballë.

Temperaturat e ajrit ulen ndjeshëm në vlerat minimale dhe makismale duke luhatur vlerat ditore nga 3 në 19 gradë.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0035610198974609