River Plate – Boca Juniors ka ditë që pushton mediat për vendin se ku do të zhvillohet. Pas incidentit ku u sulmua, autobusi i ekipit të Boca’s ata kërcënuan se do ta bojkotonin ndeshjen dhe kërkonin fitore në tavolinë, por gjërat janë rregulluar mesa duket.
Tani kemi një datë të zyrtare për “Superklasiken” argjentinase dhe ajo do të luhet në një nga stadiumet më të lakmuar europianë: “Bernabeu”.
Edhe pse disa nga princërit e Arabisdë Saudite kishin ofruar shuma të majme që derbi të zhvillohej në një prej vendeve të Lindjes së Mesme, por kjo nuk ka mjaftuar.
Ndeshja luhet për finalen e Kupës Libertadores dhe kjo është ndeshja e kthimit.








13 Dec 2025 





