INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Derbi kryeqytetas, të dy trajnerët i kanë rezervuar surpriza njëri-tjetrit në formacionet e tyre

Derbi kryeqytetas, të dy trajnerët i kanë rezervuar surpriza njëri-tjetrit në formacionet e tyre

Publikuar më: 12:31 30-11-2018

Sot, në orën 18:00 në stadiumin “Selman Stërmasi” luhet derbi me rivalitetin më të madh në historinë e kampionatit shqiptar.

Të dy trajnerët janë përgatitur në maksimum për këtë përballje. Skënder Gega i Partizanit ka surpriza për ekipin e Tiranës dhe mund ta nisë lojën me portierin Alban Hoxha.

Nga krahu tjetër Ardian Mema, që e ka dhe për herë të parë emocionin e një derbi si trajner ka grumbulluar për këtë ndeshje lojtarët Ngoonë dhe Blazhevski pas dëmtimit.

Një përballje, që patjetër nuk do jetë e lehtë për të dyja ekipet, me Partizanin që kërkon të ruajë kreun dhe Tiranën, që i duhet patjetër një fitore për të ndryshuar disi situatën e saj dëshpëruese dhe rezultatet negative. Këtij derbi do i mungojë edhe tifozeria e “Fanatics” që e kanë vendosur bojkotimin e tyre, duke e bërë të pamundur spektaklin në shkallët e stadiumit.

Më poshtë formacionet e mundshme për ndeshjen e sotme:

Partizani: Hoxha; Ibrahimi, Belica, Atanda, Trashi; Telushi, Hila; Asani, Mensah, Mala; Bardhi. Tr. Skënder Gega.

Tirana: Abibi; Doka, Attingah, Hoxhallari, Imami; Karabeci, Daja, Mawejje; Sentamu, Hasani, Halili. Tr. Ardian Mema.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033488273620605