INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Superheronjtë ekzistojnë, Batman shfaqet në një skenë krimi dhe ofron ndihmë

Superheronjtë ekzistojnë, Batman shfaqet në një skenë krimi dhe ofron ndihmë

Publikuar më: 16:02 30-03-2019

Në fillim u duk një skenë filmi, por jo në vërtetë cdo gjë ishte reale. Disa agjentë të policisë në Kanada gjatë operacionit të tyre u ndërprenë nga një burrë i veshur si Batman i cili i pyeti nëse kishin nevojë për ndihmë.

Forcat e policisë e larguan menjëherë por një skenë e tillë u fotografua nga një kalimtar i rastit.

Superheroi është një person i njohur në zonë ai quhet Okanagan Batman dhe është i apasionuar pas heronjve dhe vishet si Batman në raste festash për fëmijë dhe jo vetëm.

Ai shkoi në skenën e krimin me Batmobile dhe i gatshëm të ofrojë ndihmë.

Policia bëri me dije se me gjestin e tij tëi papritur vuri në rrezik veten dhe të gjithë operacionin i cili në fakt po zhvillohej shumë shpejt.

Article Logic
Execution time: 0.0041611194610596