INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Djali i vogël fajëson superheroin Batman për vizatimet në pasqyrë

Djali i vogël fajëson superheroin Batman për vizatimet në pasqyrë

Publikuar më: 17:53 17-04-2016

Një djalosh i vogël, i quajtur Noel, po pikturonte në pasqyrën e mamasë së tij me buzëkuq dhe që kur kjo video është postuar nga e ëma, Laura Hopkins, ka marrë më shumë se 420 mijë klikime.

Kur mamaja e pyet vogëlushin se kush vizatoi në pasqyrën e saj, ai përgjigjët “Nuk e di”. Pasi afrohet pranë krevatit dhe shikon veprën e tij të artit ai thotë se e bëri Batmani.

Klipi që është postuar me shkrimin: “Nëse dikush e sheh Batmanin, mund t’i thoni që kam disa fjalë me të?”, fillon me Noelin që i ka kthyer kurrizin garderobës, dhe ka një shprehje fytyre prej fajtori.

Article Logic
Execution time: 0.00337815284729