INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aty ku filmi jetohet: Njihuni me veçoritë e kinemasë 4D, në mars me

Aty ku filmi jetohet: Njihuni me veçoritë e kinemasë 4D, në mars me "Batman v Superman"

Publikuar më: 18:00 08-03-2016

Batman v. Superman është padyshim një film që pëlqehet nga një audiencë e të gjitha moshave, por kësaj here të apasionuarit e kinemasë do të kenë mundësinë ta shijojnë në një tjetër dimension.

Filmi me superheronj do të trasmetohet në kinematë 4DX në New York. Kjo është teknologjia më e fundit, e cila të jep mundësinë të përjetosh një film ashtu siç e sheh. Çfarë nënkuptojmë me këtë? Gjithë efektet e filmit janë të sinkronizuara me ambientin e kinemasë, pra ndenjëse që lëvizin, erë, shi, drita dhe mjegull. Kjo teknologji është e mundur falë kompanisë Koreano-Jugore CJ 4DPlex. Kjo e fundit e quan këtë version të ri 4DX ndërkohë që firma rivale amerikane MediaMation e quan MX4D. Sipas një eksperti që i ka provuar të dyja, thotë se ndryshimi i vetëm mes tyre është se MX4D stimulon më shumë pjesën e pasme gjatë lëvizjes kurse 4DX shtyn lehtë shpinën. Megjithatë të dyja janë shumë të ngjashme. Nuk e vemë në dyshim se kinematë 4DX do të jenë qëndra më e rë argëtuese në qytet! Mezi presim të vijnë edhe tek ne.

Article Logic
Execution time: 0.0038919448852539