INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aktrimi mund t’i kushtojë jetën Christian Bale

Aktrimi mund t’i kushtojë jetën Christian Bale

Publikuar më: 13:04 16-01-2016

Aktori i njohur britanik, i njohur për portretizimin e heroit ikonik Batman në triologjinë “The Dark Knight”, ndër role të tjera, tashmë po përballet me probleme shëndetësore që rrjedhin pikërisht nga aktrimi.

Bale është i famshëm për faktin se ka rënë dhe ka shtuar peshë vazhdimisht përgjatë viteve për t’iu përshtatur roleve dhe karatereve të ndryshëm që ka pranuar të luajë. Historiku i karrierës së tij është vërtet mbresëlënës, pasi ai ka rënë në peshë dhe e ka shtuar atë në mënyrë të frikshme, duke filluar që nga filmi “The Machinist” ku ai shfaqej kockë e lëkurë, triologjia e Batman në të cilën është muskuloz siç i ka hije një heroi dhe së fundmi “American Hustle”, me një Bale mbipeshë. Por këtë herë duket se artisti 41 vjeçar ka shkuar më larg se sa duhet, në përpjekjen e tij për të portretizuar legjendën e makinave sportive Ferrari, themeluesin Enzo Ferrari, për personazhin e të cilit i duhej të shtonte sërish në peshë. Ai vetë u tërhoq nga filmi i regjizorit Michael Mann për shkak të “problemev shëndetësore”. Duket se trupi i tij, me kalimin e viteve dhe sforcimeve, thjesht nuk mund të mbante më. Daily Mail bën me dije se janë të shumta rreziqet me të cilat Bale mund të përballet si pasojë e ndryshimit të peshës së tij, ku listohen infarktet në zemër, depresioni dhe problemet me sistemin imunitar.

Article Logic
Execution time: 0.0042300224304199