INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Cakaj zbërthen raportin e DASH. ‘Nuk është problem eskluziv i qeverisë’

Cakaj zbërthen raportin e DASH. ‘Nuk është problem eskluziv i qeverisë’

Publikuar më: 15:46 30-03-2019

Ndonëse nuk lidhet në mënyrë të drejpërdrejtë me dikasterin e tij, sot Gent Cakaj doli në konferencë ku zbërtheu raportin kritikë të Departamentit Amerikan të Shtetit. 

Opozita në raport gjeti mbështetje të akuzave në saj të bëra prej shumë kohësh në adresë të qeverisë por ministri i Jashtëm Cakaj e lexoi ndryshe përmbajtjen.
“Shqipëria nuk është burim madhor i kokainës dhe nuk është problem ekskluziv i qeverisë. Nuk është një krim që mund të komtarizohet në veçanti”, tha ai.

Ai nuk preferoi të jap këshilla për ministritë të cilat duhet të reagojnë për raportin por si ministër i Europës dhe Punëve të Jashtme, u shpreh se nuk ke vend për skandalizim për imazhin e vendit.
“Ky rapor nuk përbën bazë skandalizimi të imazhit të Shqipërisë, qoftë në rajon, qoftë në Europë e qoftë anë e mban botës”, deklaroi Cakaj.

Në raportin e bërë publik një ditë më parë, DASH për Shqipërinë raportoi se është vend burim i kanabisit dhe transit për drograt e forta, kokainë dhe heroinë. Në raport thuhej se korrupsioni në të gjitha nivelet e qeverisjes e kufizon efektivitetin e përgjithshëm të luftës kundër narkotikëve.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036580562591553