INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Super Neymar, ylli brazilian si Batman dhe Spiderman [VIDEO]

Super Neymar, ylli brazilian si Batman dhe Spiderman [VIDEO]

Publikuar më: 14:23 15-09-2018

Është folur për Neymar, karrierën dhe simulimet e blerjes më të shtrenjtë të gjitha kohërave në historinë e merkatos. Thelbi është se ai nuk pëlqehet nga të gjithë, por nuk është kurrë banal.

Kur ai tregon aftësitë e tija teknike në fushën e lojës, bota e futbollit e duartroket. Kur ai përpëlitet në fushën e lojës pas një kontakti minimal, të gjithë e kritikojnë. Por kjo situatë mund të ndryshojë, sepse “O Ney” do të bëhet me super fuqi.

Nuk bëhet fjalë për super fuqi teknike, të cilat ai ka treguar se i ka që në moshë të re, duke turpëruar kundërshtarët në fushën e lojës. Flitet për super fuqi të vërteta, të cilat braziliani nuk do t’i tregojë në fushë, por në një libër të ri me vizatime.

Po, sepse “Neymar Da Silva Santos Junior, siç ka bërë të ditur “AS”, ka nisur bashkëpunimin me një prodhues librash vizatimor, “Fan the Flame Concept”, për krijimin e “Neymar Jr. Comics”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0051980018615723