INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Efekti

Efekti "Ronaldo", Juventus ka shitur fanella sa i gjithë sezoni i kaluar

Publikuar më: 13:04 15-09-2018

Juventus është në çdo drejtim në efektin e Cristiano Ronaldos, sidomos në shitjen e fanellave bardhezi, e cila është një nga faktorët ekonomikë rimbursues të parave (100 milionë euro) të shpenzuara nga klubi për nënshkrimin e një lojtar të kalibrit të yllit portugez.

Sipas “Tuttosport”, Juventusi ka shitur në dy muajt e fundit, në dyqanet zyrtare të tij në Torino dhe në Romë, por edhe nëpërmjet faqes së vet, të njëjtin numër fanellash, sa gjatë gjithë sezonit të kaluar.

Kjo e përditshme italiane shton edhe një tjetër detaj interesant: ofrimi i një fanelle të re, të prenotuar sot, sot mund të realizohet në fund të tetorit, pikërisht për shkak të numrit të madh të aplikimeve.

Numri i shitjeve të fanellës së Juventusit në Bashkimin Europian u rrit 145.5% në krahasim me të njëjtin muaj të vitit 2017. 

Article Logic
Execution time: 0.0036468505859375