INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ronaldo largohet si një LEGJENDË! Shihni çfarë shkruajnë ish-shokët e tij të skuadrës për të [FOTO]

Ronaldo largohet si një LEGJENDË! Shihni çfarë shkruajnë ish-shokët e tij të skuadrës për të [FOTO]

Publikuar më: 22:55 10-07-2018

As telefonata e trajnerit të ri të Realit të Madridit Julen Lopetegui nuk e ka bindur Cristiano Ronaldon të ndryshojë mendim dhe të qëndrojë te Los Blancos, pasi portugezi ka vendosur tashmë të ndryshojë ambient dhe të transferohet te Juventusi. Çdo gjë është zyrtare dhe ish-bashkëlojtarët madrilenë kanë përshëndetur Cristiano Ronaldon pasi transferimi i tij tek Juventus është kompletuar. Të gjithë pa përjashtim theksojnë që ka qenë kënaqësi, nder dhe krenari të luajnë përkrah tij.

Ramos: “Cristiano, golat, numrat dhe çdo gjë që kemi fituar bashkë flasin vetë. Ju keni fituar një vend special në historinë e Real Madridit. Si Madrilen, ne gjithmonë do të kujtojmë. Ishte kënaqesi të luaja me ty. Perqafim i madh dhe fat i mirë”.

akuji.png

 

Theo: ”Kënaqësi të kem luajtur përkrah më të mirit në botë. Të uroj më të mirat në fazën tjetër të karrierës Cristiano. Lamtumirë Legjendë.”

Mayoral: ”Cristiano, ke lënë një trashëgimi të pakapshme në Madrid për të gjithë ne që kishim nderin e të qenit bashkëlojtarët e tu. Faleminderit për trajtimin e veçantë që ke patur gjithmonë me të rinjtë dhe për faktin që ishe pasqyra ku ne shikonim veten në progresin tonë gjatë çdo stërvitjeje. Ishte një kënaqësi.”

Asensio: ”Ishte kënaqësi të luaja përkrah teje, ke qenë një shembull në çdo aspekt. Të uroj fat të mbarë në ciklin tënd të ri.”

Kroos: ”Vendimtar në trofetë që kemi fituar në vitet e fundit. Një kampion i vërtetë. Ka qenë një kënaqësi të luaja përprah teje. Gjitha të mirat, legjendë!”

Achraf: ”Për të rinjtë, ke qenë gjithmonë një shembull për t’u ndjekur. Jam mundur të të shikoj çdo detaj dhe të mësoj sa më shumë që mundesha. Madrilenët nuk do të harojnë kurrë, ke dhënë gjithçka për këtë stemë dhe për këtë bluzë. Një luks dhe krenari që kam qenë bashkëlojtari yt.”

Bale: ”Një lojtar i jashtëzakonshëm dhe një djalosh i mrekullueshëm! Ka qenë një kënaqësi të luaja përkah teje në këto 5 vite. Fat të mbarë në të ardhmen miku im.”

Vazquez: ”Ka qenë një kënaqësi Cris. Thjesht, më i miri.”

Casemiro: ”Me ty mësova, mora avantazhin dhe fitova. Faleminderit për gjithçka, mik.”

Navas: ”Cristiano, faleminderit për trashëgiminë që ke lënë në klub, gjithmonë një kënaqësi të luaja me ty. Zoti të bekoftë në këtë cikël të ri.”

Benzema: ”Aq shumë për të thënë por do e mbaj shkurtë. Ishte një kënaqësi dhe një nder të luash me lojtarin më të mirë në botë. Të uroj më të mirat, Cristiano.”

Ceballos: ”Ka qenë një nder të luash përkrah lojtarit më të mirë në botë. Je larguar me kujtime të jashtëzakonshme, faleminderit që ishe një shembull çdo ditë dhe për çdo kënd. Të uroj më të mirat në ciklin e ri.”

Article Logic
Execution time: 0.0042319297790527