INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E fejuara e Neymar: Kam vuajtur nga depresioni dhe kam urryer veten

E fejuara e Neymar: Kam vuajtur nga depresioni dhe kam urryer veten

Publikuar më: 18:49 07-09-2018

Aktorja dhe modelja braziliane, Bruna Marquezine, ka bërë një rrëfim tronditës në lidhje me periudhën e depresionit që ka kaluar. E fejuara e Neymar ka thënë: "Kam urryer trupin tim, mendoja se duhej të humbja peshë dhe kam marr një laksativ çdo ditë për tre muaj”.

Tani, vajza është mirë pas një kure të ndjekur. Fjalët e saj janë kthyer në një akuzë ndaj ligësisë që shihet në rrjetet sociale: “Trupi ynë, ai i grave, nuk duhet t’i pëlqejë burrit, nuk duhet t’i pëlqejë askujt, kemi nevojë të jemi të shëndetshëm dhe të lumtur”, - ka thënë ajo.

“Njerëzit kanë thënë se nuk isha e dobët aq sa duhet, por pak e shëndoshë dhe unë i besoja. Kam filluar të urrej trupin tim. Kam rënë në depresion dhe për këto arsye kam patur probleme me vetëvlerësimin. E kisha të vështirë të pranoja veten dhe nuk mendoja se isha aspak e aftë”.

Article Logic
Execution time: 0.0019650459289551