INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vëllezërit Keta në duele, Dibra e Madhe nesër epiqendra e boksit shqiptar (Foto)

Vëllezërit Keta në duele, Dibra e Madhe nesër epiqendra e boksit shqiptar (Foto)

Publikuar më: 18:45 07-09-2018

Dibra e Madhe nesër do të jetë kryeqendra e sportit shqiptar. Si asnjëherë më parë, në këtë qytet shqiptar të Maqedonisë, 3 boksierë shqiptarë do të duelojnë në peshat e tyre për titujt respektivë.

“Duel në themel” është quajtur ky spektakël maratone boksi. Aty ku nisi gjithçka, në ato troje shqiptare ku lindën heronjtë. Sot, pas shumë dekadash, heronjtë janë të tjerë, nuk luftojnë në fushëbetejë, por në ring, për të bërë krenarë popullin e tyre.

dueli.jpg

Gjetan Keta do të ketë një përballje të një shkalle vështirësie maksimale, megjithatë në vitin e Skënderbeut, luftëtari kuqezi është përgatitur deri në kufijtë që trupi i lejon, për të thyer kundërshtarin boshnjakut Sladan Janjanin.

Të dy boksierët peshojnë 71,5 kg. Boksieri shqiptar ka 26 ndeshje, nga të cilat 22 fitore, 18 me k.o dhe vetëm 3 humbje. Ndërsa kundërshtari ka një avantazh në statistika pasi në total numëron 28 ndeshje nga të cilat 25 fitore, 19 me k.o dhe po ashtu 3 humbje.

gjetani_keta.jpg

Ndërsa Ferit Keta, me 10 ndeshje, nga të cilat 10 fitore, do të ndeshet me Fatih Mehmet Karakus, i cili në letër ka një avantazh të dukshëm, plot 26 ndeshje, 24 fitore, 13 prej të cilave k.o. Kundërshtari Ketës peshon 4 kg më tepër, përkatësisht 93 kg, ndërsa Feriti 89 kg.

feriti.jpg

Më emocionuese do të jetë për boksierin e ri Mikel Alliu, që është në hapat e parë, por ai kërkon të ndjekë shembullin e vëllezërve Keta, për më tepër, të trimfojë përballë tifozëve të shumtë që do ta ndjekin nga e gjithë Dibra, Tetova, Gostivari, por edhe shumë vende të tjera.

mikeli.jpg

Të tre boksierët shqiptarë kanë trajner Ismail Ketën, që vite më parë u shpall kampion Europë në kik box. Trajneri është një burim frymëzimi për të gjithë sportistët që stërvit.

Article Logic
Execution time: 0.003788948059082