INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Numri 10" te Argjentina, i paprekshëm por a do kthehet Messi?

Publikuar më: 19:17 07-09-2018

Lionel Messi i ka thënë jo ftesës së Kombëtares së tij për të luajtur në dy ndeshjet miqësore që ka me Guatemalën dhe Kolumbinë.

Por megjithatë të Argjentina numrin 10 askush nuk e prek, duke pritur rikthimin e LionelMessit. Nga ana tjetër është portieri i kësaj skuadre, Sergio Romero i cili beson se Messi do të rikthehet shumë shpejt.

“Jam i sigurt se nëse do të telefonoja të gjithë më të vjetrit, të gjithë do të më thoshin se janë gati të kthehen në kombëtare. Do të bëjmë gjithçka për të kthyer këtu eksperiencën e Mesit, shpresoj nga ditët e ardhshme, ai dhe të tjerët do të jenë gati të kthehen në ekip.” ka thënë Romero

Article Logic
Execution time: 0.0036940574645996