INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të përjetosh simulimet e Neymar, zbuloni video-lojën argëtuese

Të përjetosh simulimet e Neymar, zbuloni video-lojën argëtuese

Publikuar më: 12:00 20-07-2018

Ndonëse Kampionati Botëror Rusi 2018 ka përfunduar, jehona e simulimeve të futbollistit Brazilian Neymar vijon ende.

Ndoshta do të mbahet mend edhe si një nga të veçantat e këtij kompeticioni.

Teknologjia është ajo e cila ka vendosur të luajë tashmë me simulimet e brazilianit i cili dështoi të drejtonte skudarën kombëtare drejt fitores. Ai u cilësua si një futbollist i cili në të shumtën e rasteve rrëzohej vullnetarisht në mënyrë që të përfitonte ndonjë goditje dënimi.

Për këtë arsye u shndërrua edhe në një fenomen viral. Këtu konsiston edhe video loja e cila do të jetë aktive për të gjithë telefonët e llojit Android. Loja do të quhet ‘Rrokullisja Neymar’.

Bëhet fjalë për një aplikacion ku ti je në rolin e yllit brazilian dhe bazohet tek rrokullisja në drejtkëndëshin e lojës pa u zbuluar nga drejtuesi i garës. Të gjithë tashmë mund të jenë Neymar që gjatë këtij botërori fitoi famë pikërisht për simulimet.

Aplikacioni është falas dhe mund të shkarkohet në Google Play Store.

Kjo është një mënyrë shumë argëtuese për t'u tallur me brazilianin i cili ka kombinuar një lojë të klasit të lartë dhe stilet e të rrëzuarit.

Article Logic
Execution time: 0.0016958713531494