INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Filmi i ri i Dragon Ball po vjen. Bëhuni gati për sajanin legjendar[VIDEO]

Filmi i ri i Dragon Ball po vjen. Bëhuni gati për sajanin legjendar[VIDEO]

Publikuar më: 12:04 20-07-2018

Nëse mund të them diçka me siguri, kjo gjë është që Dragon Ball është anime-ja më popullore ndonjëherë. Jo vetëm në vendin tonë, por në të gjithë botën e zhvilluar.

Gjenerata të tëra janë rritur duke parë seritë dhe për fat të mirë ato vazhdojnë akoma. Akira Toriyama, krijuesi origjinal i Mangas dhe Serialit vazhdon që të punojë me plot pasion për Dragon Ball dhe sigurisht që filmi i ardhshëm nuk do të jetë i fundit.

Dragon Ball: Broly Movie është titulli më i shumëpritur për ne që sot e tutje. Parashikohet që filmi të jetë gati për të dalë në kinema në Dhjetor të këtij viti për fansat Japonezë dhe në Janar për pjesën tjetër të botës.

Sa për ne që skemi kinema ku filmi do të shfaqet, duhet të presim deri në Shkurt apo Mars, kohë në të cilën Crunchy Roll dhe Funimation do të marin të drejtën e transmetimit online të serisë së radhës së Dragon Ball.

Tani sa për t'u kthyer tek Broly, dua të them që dhe vetë jam deri diku pa fjalë kështuqë shikoni trajlerin dhe entuziazmohuni:

 

 

-------------------------------------

MEQË JE KËTU

IN Smart të fton të na bashkohesh në grupin privat të Facebook ku mund të diskutojmë risitë e teknologjisë, problemet që ti mund të kesh me smartphone tënd dhe të njihemi me njëri-tjetrin në komunitetin më të madh dedikuar të apasionuarve pas teknologjisë.

 
Te cmendurit pas teknologjise - insmart.al
Facebook Group · 19 members
Join Group
Nje grup privat vetem per te cmendurit pas teknologjise! Bashkohu me ne ne grup, behu pjese e bisedave dhe nda informacione rreth tech, apps, mobile, ...
 
Article Logic
Execution time: 0.0038290023803711