INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
SULMET NË SRI LANKA/ Nisin diskutimet në parlament për të ndaluar mbulesat e fytyrës

SULMET NË SRI LANKA/ Nisin diskutimet në parlament për të ndaluar mbulesat e fytyrës

Publikuar më: 08:43 24-04-2019

Pas ngjarjes së dhimbshme në Sri Lanka, ku mbetën të vrarë 359 persona dhe 500 të plagosur. presidenti ka premtuar të rishqyrtojë sigurinë e shtetit pas shpërthimeve me bombë.
Ndërsa kryeministri Ranil Wickremesinghe është shprehur se grupi i Shtetit Islamik mund të jetë i përfshirë pas kësaj ngjarjeje. Shteti Islamik ka pohuar sulmin, por nuk ka ofruar dëshmi direkte për përfshirjen e saj.
Numri i të vdekurve është rritur sërisht duke shkuar në 359. Një anëtar i parlamentit të Sri Lankës është shprehur se mbulesat e fytyrës janë një kërcënim për sigurinë kombëtare, sepse e bëjnë të vështirë identifikimin e njerëzve, duke shtuar se mbulimi i fytyrës nuk ishte tradicional në komunitetet myslimane të Sri Lankës. 'Njerëzit kanë arsyet e tyre për veshjen e mbulesave të fytyrës, por ato janë të gjitha kërcënime për sigurinë kombëtare. Ne duhet të fillojmë diskutimin në parlament dhe ne mund të bëjmë një lëvizje për të ndaluar mbulesat e fytyrës. Mbulimet e fytyrës do të ndalohen në vende publike. Kjo është pika që duhet të diskutojmë në parlament', u shpreh anëtari i parlamentit.

Article Logic
Execution time: 0.0019261837005615