INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
ALARM! Europol lajmëron sulme të isis në Europë

ALARM! Europol lajmëron sulme të isis në Europë

Publikuar më: 11:19 02-12-2016

EUROPOL ka lëshuar alarmin se pritet që në Europë të këtë sulme terroriste nga anëtarët e Shtetit Islamik të ISIS.
EUROPOL në një raport të fundit thekson se vendet që janë më shumë të rrezikuara që të goditen nga sulmet janë ato që janë pjesë e koalicionit të udhëhequr nga SHBA në luftimet në Irak dhe Siri.
Drejtori i Europolit Rob Wainwright deklaroi se: "Dy vitet e fundit ka pasur një numër të lartë të sulmeve xhihadiste, disa prej të cilave kanë shkaktuar viktima në masë. Rreziku është ende i lartë dhe përfshin komponentë të ndryshme të cilat mund të trajtohen vetëm me bashkëpunim edhe më të mirë".
Ndërsa Koordinatori në luftën anti-terrorizëm në BE kërkoi vigjilencë maksimale për të shmangur sulmet.
 
"Ne duhet të jemi vigjilentë, pasi kërcënimi që vjen nga i ashtuquajturi Shtet Islamik (ISIS) dhe kthimi i luftëtarëve të huaj ka të ngjarë të vazhdojnë në vitet e ardhshme" tha ai.

Article Logic
Execution time: 0.0036470890045166