INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studiuesit zbulojnë kurën magjike që e bën trurin 10 vite më të ri

Studiuesit zbulojnë kurën magjike që e bën trurin 10 vite më të ri

Publikuar më: 11:58 23-12-2018

Ushtrimi i moderuar vetëm tre herë në javë dhe konsumimi i ushqimeve të shëndetshme mund ta vonojnë plakjen e trurit tuaj të paktën me 10 vite. Njerëzit e moshuar që u ushtruan rreth 100 minuta në javë, së bashku me një dietë të lartë  ushqimore shënuan rezultat më mirë në testet matëse të planifikimit dhe aftësive organizative, të cilat mund të bien me kalimin e moshës. Studimi rekrutoi 160 njerëz me një moshë mesatare prej 65 vjeç që nuk kishin probleme me harresën, por me vendimmarrjen dhe planifikimin. Një e katërta ecën 35 minuta në këmbë, bën çiklizëm ose vrapim tre herë në javë për gjashtë muaj, duke marr një dietë të shëndetshme ushqimore. Këta njerëz filluan ushtrimet me një moshë mendore mesatare 93-vjeçare, të përcaktuar nga një sërë testesh të aftësive të të menduarit. Por pas gjashtë muajsh, mosha e tyre mendore ishte përmirësuar në nivelin e një 84-vjeçari. Ushtrimi dhe dieta e shëndetshme mendohet të përmirësojnë aftësitë e të menduarit, duke ndihmuar zemrën që të punonte më mirë, duke rritur rrjedhjen e gjakut në tru. Studiuesit në Universitetin Duke në SHBA ndanë 160 pjesëmarrësit në katër grupe. Njëri bëri vetëm programin e stërvitjes, një tjetër e bëri atë së bashku me dietë të shëndetshme, ndërsa pjesa tjetër bënë komponentin dietik ose merrnin telefonata për këshilla shëndetësore. Grupi i atyre që merrnin vetëm këshilla shëndetësore ranë nga gjashtë muaj në tri teste të aftësive të të menduarit. Të gjitha grupet e tjera janë përmirësuar, veçanërisht ata që ushtrohen dhe hanë mirë. Studimi, i botuar në revistën Neurology, tregon se një periudhë relativisht e shkurtër e ndryshimit të stilit të jetesës mund të bëjë një ndryshim serioz në problemet e të menduarit lidhur me moshën.

Article Logic
Execution time: 0.0037291049957275