INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studiuesit e mjekësisë nga Hawai: Shqipëria, vendi që po ndërton kulturën e parandalimit të sëmundjeve

Studiuesit e mjekësisë nga Hawai: Shqipëria, vendi që po ndërton kulturën e parandalimit të sëmundjeve

Publikuar më: 14:13 09-01-2019

“How are you?” domethënë në shqip, “Si je?”- Hulumtuesit e shëndetit publik në Universitetin e Hawait në Manao ngritën pikërisht këtë pyetje të një programi shëndetësor inovativ në Shqipëri. Analiza e tyre tregon se si ky vend po bën progres drejt qëllimit të parandalimit të sëmundjeve kronike si diabeti dhe sëmundjet e zemrës në nivel kombëtar.

Kërkimet e tyre vlejnë si mësime edhe për vende të tjera, përfshirë edhe Hawai’i, shkruajnë mediet e Hawait.
Një përpjekje globale është duke u zhvilluar së fundmi me qëllim parandalimin e sëmundjeve kronike, më shumë se sa trajtimin e tyre kur njerëzit sëmuren.

Për këtë qëllim, shteti i vogël europian i Shqipërisë nisi një program shëndetësor inovativ në vitin 2015, i quajtur “Si Je?”, i cili inkurajon të rriturit në moshë të mesme për të shkuar çdo vit në qendrën e tyre të shëndetit në komunitet për një kontroll mjekësor falas. Programi ka për qëllim zhvendosjen e burimeve të kujdesit shëndetësor drejt parandalimit të sëmundjeve, përmes kontaktit personal me punonjësit e kujdesit parësor shëndetësor.

“Tani për tani, ekziston një mirëkuptim gjithnjë në rritje që, në mënyrë që një komb të jetë i shëndetshëm, duhet të ketë një sistem shëndetësor që synon të parandalojë sëmundjet kronike, jo vetëm trajtimin e pacientëve sapo të sëmuren”, tha Tetine Sentell, autore e studimit dhe profesoreshë e asociuar me UH Manao.

“Programi Si je?” po ndërton një kulturë të parandalimit të sëmundjeve dhe shëndetit në Shqipëri “. Hulumtuesit shqyrtuan bazën e analizës së krijuar nga ky program dhe zhvilluan intervista me 15 drejtorë të qendrave shëndetësore. Rezultatet treguan se rreth 270,000 njerëz kryen një kontroll gjatë vitit të parë të programit, që është më shumë se një e katërta e numrit të njerëzve që kishin të drejtë. Programi gjithashtu përforcoi me sukses lidhjet ndërmjet komuniteteve dhe qendrave shëndetësore dhe kishte shkallë pjesëmarrjeje më të lartë se ato të pritura në komunitetet rurale. Ashtu si në Hawai’i, anëtarët e familjes kishin motive të rëndësishme për të kryer kontrolle dhe analiza.

Por sfidat mbeten. Studiuesit vunë në dukje nevojën për pjesëmarrje më të madhe midis disa grupeve. Për shembull, burrat kishin pjesëmarrje më të ulët se gratë. Studimi zbuloi se Shqipëria, ashtu si Hawai’i, kërkon të ndërtojë një kulturë të parandalimit që do të reduktojë pabarazitë shëndetësore duke rritur marrëdhëniet me në qendër pacientin dhe sistemin e kujdesit shëndetësor, duke diversifikuar gjithashtu kapacitetin e stafit mjekësor të kujdesit shëndetësor për të përmbushur nevojat e komunitetit.

“Mësimet mund të shërbejnë duke studiuar programe transformuese në mbarë vendin si programi “Si Je” që shtrihen përtej Shqipërisë”, tha Catherine M. Pirkle, asistent profesoreshë e shëndetit publik dhe bashkautorë në studim. “Për shembull, aktivitetet për të përforcuar lidhjet klinike-komunitare janë përpjekje të ngjashme si në Hawai’i, të cilat mund të na ndihmojnë këtu, ndërsa kërkojmë të forcojmë marrëdhëniet dhe urat e bashkëpunimit midis qendrave tona të kujdesit parësor me komunitetet të cilëve u shërbejnë”, tha Pirkle. Studimi u publikua online në 30 Nëntor të vitit 2018 në “Shkenca e Parandalimit”.

Article Logic
Execution time: 0.0037209987640381