INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria 'nën pushtetin' e të ftohtit. Disa zona do të mbulohen nga bora

Shqipëria 'nën pushtetin' e të ftohtit. Disa zona do të mbulohen nga bora

Publikuar më: 10:20 21-12-2018

Ditën e premte do të kemi kthim të reshjeve të shiut në të gjithë territorin. Meteorologët parashikojnë që një front i ftohtë shoqëruar me masa ajrore të paqëndrueshme. Moti do të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra. Në zonën e Alpeve dhe në lartësitë mbi 1200 metër në Verilindje do të ketë reshje të dobta dëbore. 

Sa i përket temperaturave në vlerat minimale dhe ato maksimale për nesër ato pritet të jenë:

Në zonat malore 0° deri 7°C

Në zonat e ulta 3° deri 16°C

Në zonat bregdetare 6° deri 17°C

Article Logic
Execution time: 0.0028340816497803