INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studimi, Shqipëria vendi më i pasigurt në rajon. Vendi i rrezikuar nga  konfliktet dhe fatkeqësitë natyrore

Studimi, Shqipëria vendi më i pasigurt në rajon. Vendi i rrezikuar nga konfliktet dhe fatkeqësitë natyrore

Publikuar më: 10:34 27-02-2019

Edhe pse në vendet e rajonit shpesh ka konflikte por dhe fatkeqësi natyrore, jeta e një shqiptari është më pak e sigurt. Ky tregues është nxjerr nga një studim i fundit i kryer nga Global Finance, që nxjerr Shqipërinë si vendin më të predispozuar ndaj rrezikut të fatkeqësive natyrore si dhe trazirat, si konflikte apo lufta.  Në raportin e Global Finance Shqipëria renditet më keq, përkatësisht në vendin 69, nga 128 shtete të studiuara në total.

Më pas, renditet Bosnja e Hercegovina në vendin e 56-a, Serbia e 58-a dhe Maqedonia e 59-a.

Rezultati i sigurisë përmbledh indekset nga tre faktorë, lufta dhe paqja, siguria personale dhe rreziku natyror i fatkeqësive. Në renditjen e përgjithshme, Filipinet renditen më pak të sigurta, ndërsa Jemeni renditet i dyti si më pak i sigurt. Në raport, Global Finance nuk përfshinte vende si Siria, Iraku apo Afganistani që konsiderohen si vende të pasigurta. Ndërsa vendet më të sigurta janë europiane, të cilat kanë ekonomi të shëndosh dhe sistem shëndetësor të mirë. SHBA-të renditen saktësisht në mesin e 65-të. Kjo renditje ndër vendet e pasigurta është shkak se rreziku nga krimi i dhunshëm në SHBA është më i lartë, duke ulur kështu sigurinë personale dhe sigurinë në tërësi.

Article Logic
Execution time: 0.0037648677825928