INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prej ngrohjes globale po zbulohen objekte me vlera të lashta[FOTO]

Prej ngrohjes globale po zbulohen objekte me vlera të lashta[FOTO]

Publikuar më: 10:38 27-02-2019

Ndryshimet klimatike, kanë dëmtuar afro 3.000 artefakte arkeologjike në “vendin e Vikingëve” në Norvegjinë Veriore. Shkrirja e akujve ka zbuluar objekte mijravjeçare që dëshmojnë historinë madhështore të vendit. Gjithashtu shkrirja e akujve ka zbuluar peizazhe që nuk janë parë për më shumë se 10.000 vite. Arkeologët të mahnitur nga gjetjet ku mes tyre bëhet fjalë për, një tunikë hekuri, një shigjetë 1.500 vjeçare dhe një këpucë 3.400 vjeçare janë të shqetësuar se kilma që po ndryshon me shpejtësi po kërcënon të shkatërrojë gërmadhat e lashta para se arkeologët ta shohin kurrë.
Vibeke Vandrup Martens, arkeologe në Institutin norvegjez për kërkimin e trashëgimisë kulturore, shprehet se sapo një artefakt arkeologjik i ekspozohet oksigjenit dhe dritës së diellit, ajo do të fillojë të “shpërbëhet”.
Shumë prej akullnajave të Norvegjisë kanë përjetuar një rritje të shkrirjeve në këtë shekull, të shkaktuara nga temperatura të ngrohta.

grohhh.jpg

fot_ng.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036818981170654