INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studim, për pak vite moti ekstrem do të shtojë fatkeqësitë! Arsyet...

Studim, për pak vite moti ekstrem do të shtojë fatkeqësitë! Arsyet...

Publikuar më: 10:21 23-02-2018

Ndryshimet klimatike janë marrë në studim nga ekspertë britanikë dhe sipas rezultateve brenda 3 dekadash situata do të jenë katastrofike. Ekspertët morën në shqyrtim ndryshime të mundshme në përmbytje, thatësira, e valët e të nxehtit për të gjitha qytetet europiane, duke përdorur të gjitha modelet klimatike në dispozicion.
Në të gjitha qytetet e analizuara parashikohen përkeqësime të valëve të të nxehtit, ashtu si dhe rritje të thatësirës, veçanërisht në Jug të Europës. U parashikua gjithashtu rritja e nivelit të lumenjve, veçanërisht në qytetet veriperëndimore të tilla si Londra.
Duke përdorur projeksione nga të gjitha modelet klimatike, ekipi i shkencëtarëve të Universitetit të Newcastle tregoi rezultatet për 3 skenare të ardhshme të mundshme, që i cilësojnë si skenarët e impaktit të ulët, të mesëm e të lartë.
Qytetet e Europës Jugore do të jenë ato që do të përjetojnë rritjen më të madhe të ditëve të nxehta, ndërsa Europa Qendrore do të preket nga rritja e theksuar e temperaturave gjatë valëve të të nxehtit.
Në skenarin më optimist, temperaturat do të rriten me 2 deri në 7 gradë, ndërsa në skenarin më të keq, nga 8 deri në 14 gradë Celsius. Gjithashtu thatësira parashikohet të jetë dyfish më e lartë sesa nga viti 1951 deri në 2000-shin, e sipas skenarit më të keq, nga dukuria do të preken 98% e qyteteve europiane.

Article Logic
Execution time: 0.0038800239562988