INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndërhyrja ruse në zgjedhje. Akuza të reja kundër dy ish-ndihmësve të Trump

Ndërhyrja ruse në zgjedhje. Akuza të reja kundër dy ish-ndihmësve të Trump

Publikuar më: 10:25 23-02-2018

Hetuesit e çështjes së ndyrjes ruse në zgjedhjet amerikane kanë ngritur padi të reja penale kundër dy ish-ndihmësve të fushatës së presidentit Donald Trump. Padia është ngritur nga Robert Mueller, këshilltar i posaçëm amerikan, i cili po heton ndërhyrjen e Rusisë në politikën e Shteteve të Bashkuara. Paul Manafort, i cili është shkarkuar si menaxher i fushatës së Trumpit në gusht të vitit 2016, dhe zëvendësi i tij, Rick Gates, janë akuzuar vitin e kaluar për komplot, mashtrim dhe vepra të tjera, që kryesisht rrjedhin nga puna lobuese e Manafortit për një parti politike pro-ruse në Ukrainë. Manafort dhe Gates kanë mohuar fajësinë. Akuzat e reja përfshijnë evazionin fiskal dhe mashtrimin financiar. Manafort dhe Gates janë në mesin e disa njerëzve të akuzuar nga ekipi i Muellerit, i cili po heton ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, në vitin 2016.

Article Logic
Execution time: 0.0034480094909668