Moti i keq me ngrica dhe erëra të fuqishme ka përfshirë një pjesë të madhe të shteteve evropiane.
Në Gjermani dhe jo vetëm janë shënuar probleme me transportin.
Ndërsa në Holandë shpejtësia e erës ka arritur deri në 120 km në orë ku sic duket edhe nga videot e shpërndara nga rrjetet sociale rrymat e ajrit kanë marrë përpara shumë njerëz sikurse të jenë objekte.
Shumë prej udhëtimeve qoftë tokësore dhe ajore janë anuluar ndërsa janë shënuar edhe 2 viktima.
![Moti i keq në Evropë, në Holandë njerëzit ‘fluturojnë’ nga era [FOTO]](https://cms.intv.al/media/k2/items/cache/d234b93d4081df74cc7ad7823eaa3a38_L.jpg)