INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studenti vë me shpatulla pas murit Ramën. Kryeministri, s’jam si të tjerët se sot do të kishe plumbin ballit

Studenti vë me shpatulla pas murit Ramën. Kryeministri, s’jam si të tjerët se sot do të kishe plumbin ballit

Publikuar më: 13:15 19-12-2018

Takimi në Vlorë me studentët ka sjellë jo pak tension mes Edi Ramës dhe studentëve. Madje njëri prej tyre, i cili kishte shkuar vetëm për pak minuta zgjodhi të qëndrojë dhe t’ja thotë në sy Kryeministrit gjithë hallet dhe problemet. Por përgjigjja e kryeministrit ka qenë jo pak e çuditshme, ku nuk pranon në asnjë mënyrë që të jetë si të tjerët.

Studenti:
“Ne flasim dhe pyesim dhe ju keni përgjigje politike. Unë do ta shfuqizoja fare atë ligjin e arsimit të lartë.....
Si mund t'i quani studentët komunistë?! Ai tjetri të vriste në bulevard, ndërsa ti po na vret shpresën. Më vjen shumë rëndë se jam këtu në Shqipëri. Më mirë të pastrosh haletë atje jashtë se të jep atë që meriton, se sa të rrimë këtu. Ju thoni legalizimet falas, por e dini që babai im mori kredi për të bërë letrat? Nuk durohet më, nuk durohet më!”.
Përgjigjia ka qenë e fortë dhe e ashpër e kreut të qeverisë shqiptare.
Edi Rama:
“Ku e dëgjove ti që thash komunist? S'e kam thënë...unë tash në 90 kërkuat kapitalizmin dhe sot bërtasin sikur kërkojnë komunizmin. 
Së dyti:
Jam shumë dakord me ty që shumë gjëra nuk shkojnë, por nëse më thua që është njësoj ky vend siç ishte para 5 vitesh, mendoj se e ke gabim. Ti më thua ka radhë në OSHEE, gënjen, faturën mund ta paguash nga telefoni. Deri dje kishte radhë, sot nuk ka. Okulisti, shko në Gjermani dhe shikoje ka radhë apo s’ka radhë. Në të gjitha sistemet spitalore të Europës shko dhe shihe nëse të fusim menjëherë në operacion apo të fusin pas një muaji.
Unë jam në këtë punë sepse besoj se ky vend mund të bëhet. Por nuk behet ky vend duke kërkuar çdo gjë nga shteti. Ti mua më merr të keqet, ti e kushdo tjetër. Nëse do isha unë si të tjerët, sot do të haje një kokërr plumbi dhe nuk do ishe këtu duke më thënë këto që më the, e shumë mirë ja bën. Meqë thua e ka fajin Ligji i Arsimit të Lartë. Më thuaj një gjë që ka problem Ligji i Arsimit të Lartë”.
Studenti:
“Ju më shkatërruat ëndrrën time. Unë e kam lexuar dhe këto që po ndodhin janë pasoja të ligjit e arsimit të lartë”.

Article Logic
Execution time: 0.0029261112213135