INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Raport, dyfishohet numri i gazetarëve të vrarë. Arsyet…

Raport, dyfishohet numri i gazetarëve të vrarë. Arsyet…

Publikuar më: 13:21 19-12-2018

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve raporton se këtë vit 53 gazetarë janë vrarë, ndërsa 34 prej tyre janë ndëshkuar për punën që kanë bërë.
Në raportin e tij vjetor, Komiteti ka thënë se këtë vit është rritur rreziku i sulmimit të personave për motive të gazetarisë, pavarësisht uljes së rrezikut nga konfliktet dhe luftërat.
Shifra e publikuar nga 1 janari deri më 14 dhjetor, përbën numrin më të lartë të vrasjeve në tre vjetët e fundit sa i përket shënjestrimit të këtyre personave bazuar në punën e tyre.
“Numri i gazetarëve të shënjestruar për vrasje, bazuar në punën e tyre pothuajse është dyfishuar më 2018, në krahasim me një vit më parë”, është thënë në raport.
Këto të dhëna kanë theksuar shqetësimet e bëra pas publikimit të një raporti nga Reporterët pa Kufij, organizatë e cila ka thënë se këtë vit janë vrarë 80 gazetarë, duke përfshirë edhe blogerët, personat që merren me gazetari qytetare dhe punëtorët në media.
Në të dyja raportet është përmendur vrasja e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi dhe konsullatën saudite në Stamboll.
Në raport përmendet se Afganistani, gjendet i pari në listën e vendeve ku janë vrarë më së shumti gazetarë e më pas vjen Siria dhe India.
Komiteti, thekson se është duke hulumtuar vrasjen e 23 gazetarëve të tjerë më 2018, mirëpo deri më tani nuk është konfirmuar se vrasjet kanë qenë të lidhura me punën e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0038778781890869