INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studentët të enjten protestë tek Kuvendi/ Po nuk u pranuan kërkesat do mbajmë grevë urie [VIDEO]

Studentët të enjten protestë tek Kuvendi/ Po nuk u pranuan kërkesat do mbajmë grevë urie [VIDEO]

Publikuar më: 15:47 18-12-2018

Në ditën e 14 të protestës, studentët kanë bllokuar për disa orë bulevardin kryesor në kryeqytet si dhe disa kryqëzime.  Edhe pse studentët ishin më të paktë në numër se një ditë më parë, qeveria vijon të ketë masa të shtuara të efektivëve të policisë për të garantuar sigurinë.

Për herë të parë studentët kanë lëshuar vezë në drejtim të godinës qeveritare, ndërsa kërkojnë firmosjen e 8 pikave nga Kryeministri Rama.
Duke ndjekur me shqetësim takimet që kryeministri ka zhvilluar përgjatë këtyre dy ditëve në universitete vetë studentët thanë se ata nuk i përfaqësojnë.
Studentët:
“Ata që marrin pjesë në takime dhe dialogojnë janë nga FRESSH, dhe studentë pensionistë”.
Ata bëjnë thirrje që studentët mos të bien pre e presioneve politikë dhe të qëndrojnë të bashkuar deri ën plotësimin e 8 pikave të vendosura në unanimitet.
Studentët:
“Ata që dialogojnë me Ramën nuk na përfaqësojnë, sepse studentët e vërtetë janë këtu në shesh”.
Ata nuk përjashtojnë përshkallëzimin e protestës.
Studentët:
“Do të bllokojmë rrugë që qytetarët ti bashkohen, do bëjmë greve urie, 15 studentë janë të gatshëm të futen në grevë”.
Ndërsa protesta tjetër masive paralajmërohet ditën e enjte përballë godinës së kuvendit.
Studentët:
“Të enjten protesta para Parlamentit”

Article Logic
Execution time: 0.0033190250396729