INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sonte luhet Superclasico River Plate vs Boca Juniors, ja çfarë duhet të dini

Sonte luhet Superclasico River Plate vs Boca Juniors, ja çfarë duhet të dini

Publikuar më: 18:22 09-12-2018

Pas një kaosi që dukej se nuk do të kishte fund, sot në mbrëmje do të zhvillohet ndeshja e kthimit e finales së Kupës Libertadores mes River Plate dhe Boca Juniors. Një takim që do të zhvillohet në tokën europiane, në “Santiago Bernabeu”. Pasi ndeshja e parë, e luajtur në “Bombonera”, u mbyll në barazim 2-2, sfida e kthimit e një prej finaleve më të mëdha në historinë e futbollit duhej të zhvillohej dy javë më mbrapa, por u shty dhe më pas u zhvendos në Madrid, ku River Plate ka humbur dhe avantazhin e fushës pas incidentëve qe ndodhen me tifozet.

Këto dy skuadra janë përballur 4 herë në 2018-ën ku River nuk ka pësuar asnjë humbje. Të dy skuadrat kanë shënuar në 4 nga 5 ndeshjet e fundit të luajtura ndersa Boca Juniors ka shënuar të paktën një gol në 7 ndeshjet e fundit. Por ne nje finale si kjo statistikat dhe historia mbeten thjesht te shkruara ne leter.

Article Logic
Execution time: 0.0020771026611328