INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të djelën ndahet fitorja për në Europë mes Flamurtarit dhe Laçit. Daja thotë…

Të djelën ndahet fitorja për në Europë mes Flamurtarit dhe Laçit. Daja thotë…

Publikuar më: 14:57 08-12-2018

Ditën e dielë shpallet skuadrën, që mund të ndeshet në Europë. Flamurtari-Laçi do përballen në Vlorë rreth orës 17 të së dielës. Trajneri i Flamurtarit Ilir Daja e ka cilësuar përballjen me Laçin, si një ndeshje të rëndësishme, përballë një kundërshtari, që ka cilësi dhe këtë fakt e tregon mjaft mirë sezoni aktual, por edhe pjesëmarrja e kësaj skuadre në Kupat e Europës.
“Laçi është një skuadër që ka luajtur në Europë dhe synonin sërish këtë objektiv, dhe mund të cilësohet një përballje direket për Kupat e Europë. Ne vijmë pas dy ndeshjesh ku kemi marrë fitore me Partizanin dhe humbje me Kastriotin, pra skuadra ka patur momente të mira dhe jo të mira, e megjithatë kërkojmë fitoren të dielën. Mbështetja e tifozëve ka qenë maksimale gjatë gjithë javëve të kampionatit dhe kështu shpresojmë edhe të dielën, ndaj një tifozerie të cilës i jemi borxhli”, tha Daja.

 

Article Logic
Execution time: 0.0032899379730225