INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Snapchat lançon një platformë video lojërash. Ja si do të veproni tani me miqtë tuaj [VIDEO]

Snapchat lançon një platformë video lojërash. Ja si do të veproni tani me miqtë tuaj [VIDEO]

Publikuar më: 12:17 08-04-2019

Snapchat vijon me risitë dhe së fundmi ka lançuar një platformë lojërash. Lajmi u bë i ditur në një aktivitet në San Francisco, ku treguan se kompania do të publikojë një seri lojërash ekskluzivisht për Snapchat, përfshirë një që e quan Bitmoji Party.

Nëpërmjet këtij përditësimi përdoruesit mund të luajnë me njëri tjetrin në kohë reale direkt nga aplikacioni.

Për këtë Snapchat ka ridizejnuar bisedën me një buton “rocket” dhe klikimi tij hap automatikisht një lojë që mund ta luani live me miqtë.

Për lojën Bitmoji Party, Snapchat u inspirua nga Nintendo Mario Party.

Snapchat gjithashtu ka bashkëpunuar me Spry Fox, ZeptoLab, Game Closure, PikPok and Zynga për lojërat e tjera.

Lojërat e tjera që do të luani në SnapChat janë: Alphabear spin-off called Alphabear Hustle, Crash Arena Turbo Stars, Drift Race, Snake Squad dhe Zombie Rescue Squad.

Kompania tha se ka gati një vit e gjysmë që punon mbi këtë projekt dhe se kishte ardhur momenti ta lançonin.

 

Article Logic
Execution time: 0.003648042678833