INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skandalet e shumë bashkive të vendit, votat s’përputhen me numrin e votuesve që morën pjesë! RAST PAS RASTI

Skandalet e shumë bashkive të vendit, votat s’përputhen me numrin e votuesve që morën pjesë! RAST PAS RASTI

Publikuar më: 13:09 01-07-2019

Shumë prej kandidatëve të Partisë Socialiste kanë marrë më shumë vota se sa ka qënë numri i pjesëmarrësve në votimet e djeshme. Për shumë prej kandidatëve socialistë nëpër kuti ka patur më shumë vota. Kjo ka qënë një nga fenomenet më të përhapur dhe skandaloze të këtyre zgjedhjeve pa garë. Sipas të dhënave jo përfundimtare nga KQZ deri tani, në 7 bashki, ka pasaktësi shifrash, pasi rezultojnë më shumë vota nga sa ka qenë numri i pjesëmarrësve. Rekordin e mban bashkia e Urës Vajgurore. Në këtë bashki kanë marr pjesë në votime 5.900 votues, por nga të dhënat paraprake fituesja Juliana Mema ka marrë 7.766 vota, pra me një diferencë votash prej 1.866 më shumë.
Pas bashkisë së Urës Vajgurore me mbi 1.800 vota diferencë e ndjeshme është shënuar edhe në bashkinë e Vaut të Dejës me mbi 1 mijë.
Në zonën që mbulon zv.kryeministri Erion Braçe, në Divjakë rezulton se kanë votuar 13 mbi votues por kandidati socialist është shpallur fitues me mbi 500 vota.
E njëjta situatë ka ndodhur edhe në Lushnjë. Në këtë bashki votuan 27.243 persona, ndërkohë që sipas të dhënave paraprake nga KQZ rezultojnë 28.086 vota. Pra diferenca është 843 vota.
Gjithashtu në Malësinë e Madhe kanë votuar 7600 votues por në kuti ka patur 7.772 vota dhe fitues rezulton Tonin Marinaj. Në bashkinë e Vorës kanë votuar 6.120 zgjedhës por rezultojnë 6208 vota.

Bashkitë ku ka më shumë vota se votues:
-Bashkia Ura Vajgurore, 1.866 vota më shumë
-Bashkia Vau i Dejës, 1.057 vota më shumë
-Bashkia Divjakë, 513 vota më shumë
-Bashkia Lushnjë, 843 vota më shumë
-Bashkia Malësi e Madhe, 172 vota më shumë
-Bashkia Vorë, 88 vota më shumë

Article Logic
Execution time: 0.0051350593566895